Haradinaj e emëron ministër në detyrë Lulëzim Rafunën pas largimit të Bedri Hamzës

E publikuar: 22/01/2020 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.

Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i Ministri në detyre të Financave, Haradinaj e ka emruar Rafunën ministër në detyrë të kësaj ministrie,transmeton Express.

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë.

Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.

Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.