Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

15.05.2019 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me prekjen e kufijve, Rusia do të ftohej të rris ndikimin e saj në Ballkan. Ai gjithashtu ka folur për dialogun, marrëdhëniet me SHBA-të e çështje tjera.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në “Debat Plus”  tha se hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

“Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet pastaj. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol…Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shty atë për ta promovuar, ka “vdekur” realisht”, tha Haradinaj.

Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile.

“Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, shtoi Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet me Amerikën, Haradinaj pranoi se ka takime me përfaqësues të Ambasadës dhe se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të mira.

Është normale që Ambasada e Amerikës të na jep vërejtje të sinqerta për çdo gabim që ne bëjmë…Kurrë më të mira dhe më të qëndrueshme marrëdhëniet nuk kanë qenë”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash foli edhe për vazhdimin e dialogut për të cilin tha se duhet të vazhdojë me qëllim që të arrihet njohja nga Serbia, ndërsa ka potencuar se taksa mbetet deri në njohje.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

Haradinaj e deklaron “të vdekur” opsionin e ndarjes së Kosovës

Gruevski, azilant në Hungari, deputet në Maqedoninë e Veriut

Gruevski, azilant në Hungari, deputet në Maqedoninë e Veriut

Haziri me OVL UÇK bashkërendojnë aktivitetet për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit

Haziri me OVL UÇK bashkërendojnë aktivitetet për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit

Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Hoti: Jemi të vendosur të bëjmë opozitë deri në rrëzimin e këtij koalicioni të dëmshëm për vendin

Hoti: Jemi të vendosur të bëjmë opozitë deri në rrëzimin e këtij koalicioni të dëmshëm për vendin

Paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale shantazhi

Paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale shantazhi

Hoxha: Muzeu i Gjenocidit serb mundëson dokumentimin e krimeve të luftës

Hoxha: Muzeu i Gjenocidit serb mundëson dokumentimin e krimeve të luftës

Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Gjakovës

Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Gjakovës

Franca bllokon vizat, Kosova mban shpresat tek Samiti i Parisit

Franca bllokon vizat, Kosova mban shpresat tek Samiti i Parisit

Ministria e Mjedisit marrëveshje 3 milionëshe me katër komuna

Ministria e Mjedisit marrëveshje 3 milionëshe me katër komuna

Gjilani fiton grantin e radhës për performancën e mirë të vitit 2018

Gjilani fiton grantin e radhës për performancën e mirë të vitit 2018

Komuna e Prizrenit së bashku me ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Komuna e Prizrenit së bashku me ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Gjuriq: Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe

Gjuriq: Më 19 maj vendoset nëse komunat veriore do të jenë serbe

Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

20 milionë euro vetëm për këshilltarë të projektit “Kosova e Re”

20 milionë euro vetëm për këshilltarë të projektit “Kosova e Re”