Haradinaj e bën Zharkun fajtor për borxhin 53 milionësh ndaj Bechtelit

E publikuar: 05/07/2018 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në interpelancën e Ramush Haradinajt për dhënien e 53 milionshit të Bechtel Enkas, kryeministri ka akuzuar Vetëvendosjen, posaçërisht Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që po qëndrojnë në krah të ish-ministrit Lutfi Zharku, për të cilin Haradinaj thotë se i ka fajet për krijimin e këtij borxhi.
Ramush Haradinaj tha se Bechtel Enka janë partner serioz dhe me ta Kosova ka marrëdhënie kontraktuale.

Por, Haradinaj ka akuzuar Vetëvendosjen, posaçërisht Albin Kurtin dhe Liburn Aliun që po qëndrojnë në krah të ish-ministrit Lutfi Zharku, për të cilin thotë se i ka fajet për borxhin e krijuar të 53 milionshit, shkruan Express.

“Habitna si Albin Kurti edhe Liburn Aliu janë palë për këtë temë me ish-ministrin e transportit. Kam një pyetje për Liburnin, a e din kush e ka kriju këtë borxh?, A e ka kriju ky që je në grup me të? Dikush është shkaktar që e ka bërë këtë borxh, e ai që është shkaktar është ky i palës sate”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër të tjera, kryeministri e falënderoi Bechtel Enkan dhe ministrin Pal Lekaj, që sipas tij, i dha fund kësaj pune.