Haradinaj drejton mbledhjen e Qeverisë nga e cila dha dorëheqje

E publikuar: 26/07/2019 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ku ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, por ai po e kryeson atë.

Por në këtë mbledhje mungojnë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i AKR-së, e Fatmir Limaj i Nismës, raporton Koha.net.

Pati reagime të shumta rreth thirrjes së kësaj mbledhjeje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se secilin vendim, do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas tyre, është jokushtetuese thirrja e mbledhjes së Qeverisë dhe mbi të gjitha, do të ketë pasoja penale.

Ndërkohë, Haradinaj në mbledhjen që po e kryeson tha se “s’do të lejojë vakum qeverisës”.