Haradinaj: Do të vazhdojmë kundërshtimin e pushtetit të kapur

E publikuar: 29/02/2016 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si rezultat i kundërshtimit qytetarë u ndaluan Asociacioni dhe Demarkacioni.

Ai nëpërmes një postimi në Facebook ka thënë se do të vazhjdojnë ta kundërshtojnë, sic e ka quajtur ai, këtë puishtet të kapur. Haradinaj sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, me arsyen se kjo ia kthen mandatin qytetarëve.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

U vërtetua se kundërshtimi opozitar është më se i domosdoshëm dhe unë jam i lumtur që ai po i mbërrinë efektet e veta për mbrojtjen e shtetit.

Si rezultat i këtij kundërshtimi, është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.

Ky kundërshtim u dëshmua i domosdoshëm edhe në ditën e votimit të Presidentit, ku Kuvendi i Kosovës, arriti ta kontrabandojë për President, arkitektin e kapjes së shtetit!

Janë të mjerë ata të cilëve krenaria e vetme u ka mbetur nënshtrimi, shitja dhe kontrabandimi i vullnetit qytetarë.
Unë dhe AAK, do të mbetemi të vendosur e të bindur se fronti qytetar, është më i fortë se sa këta që e kanë kapur shtetin.

Ne së bashku me qytetarët, do të dimë që fuqinë që e kemi dhe që qindra e mijëra prej jush e manifestuat në disa protesta rradhazi, ta orinetojmë në rikthimin e demokracisë në vend. Kjo do të behët, vetëm duke ia kthyer mandatin qytetarit, përmes zgjedhjeve të parakohshme.RH