Haradinaj do ta takojë ministrin gjerman që e thotë fjalën e fundit për vizat

E publikuar: 30/04/2019 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do të vazhdojë të lobojë në Berlin për heqje të vizave për kosovarët, pavarësisht se dje në samit u bë e qartë se një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë, raporton Gazeta Express.

Siç ka mësuar Express, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të takojë sot Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer me të cilin pritet të diskutohet edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndryshe, mbrëmë në Berlin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë samitit kishte një paqartësi për heqje të vizave.

“Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet liberalizimi i vizave, dhe i kemi plotësuar kriteret. Kishte një paqartësi për liberalizimin e vizave, pasi është padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”, tha presidenti Thaçi.