Haradinaj del nga takimi, tregon nëse u diskutua për zgjedhje

E publikuar: 08/05/2018 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAk-së Ramush Haradinaj ka dalë para pak minutash nga takimi që po mbahet mes partive politike, me ç’rast ka thënë se AAK ka shprehur gatishmërinë për një platformë për dialogun me Serbinë, raporton zëri.info.

“Kam shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë në këto tryeza. Ne si AAK mbetemi të hapur për një platformë për dialogun”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkogë, duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Haradinaj ka thënë se nuk duket se ka vullnet nga partitë politike që vendi te shkojë në zgjedhje.

“S’po duket që po do dikush zgjedhje, as te parakohshme”, ka theksuar ai./Zeri