Haradinaj – Dardanëve: Forca përpara në vitin luftarak për t’u bërë pjesë e Evropianit 2020

E publikuar: 20/12/2018 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e ceremonisë së FFK-së për ndarjen e çmimeve për vitin 2018.

“Dje në kushte të rënda breza të tërë mbajtën gjallë futbollin, sot anëtar me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA! Kjo betejë e fituar, ndërlidhet me një emër, me legjendarin Fadil Vokrri. Sot, jemi dëshmitarë të një skuadre të jashtëzakonshme, për të cilin 2018 ishte një vit i madh që garanton rikthimin e shkëlqimit të futbollit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, përmes Facebook.

Në këtë ceremoni Lojtari i Vitit 2018 i Përfaqësueses së Kosovës u zgjodh Arbër Zeneli. Pas kësaj i pari i ekzekutivit i ka motivuar futbollistët kosovarë.

“Kënaqësi të isha pjesëmarrës në pritjen e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ndarjen e çmimeve Laureatët 2018. Qeveria e vendit, vlerëson sukseset e sportistëve tanë dhe kjo pasqyrohet më së miri me rritjen e buxhetit për sportin dhe futbollin në përgjithësi, si dhe investimet në stadiumet në tërë Kosovën. Mirënjohës djelmoshave tanë për çdo gjë që kanë arritur dhe “Dardanëve” që po iu qëndrojnë pranë në çdo hap. Forca përpara në një vit luftarak për t’u bërë pjesë e Europianit 2020”, ka shkruar ai në Facebook.