Haradinaj: Cucëll mashtruese është Mini-Shengeni

E publikuar: 30/12/2019 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe sulmet që ky i fundit ia bëri Kosovës për minishengenin.

Haradinaj ka thënë se nuk ka dicka personale me Ramën, mirëpo, shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë skam nuk e bëj kurrgjë në baza personale, jam ndodhë para një rreziku të madh që Kosova me u nda, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë, unë jam detyru me dalë kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Hjekja e taksës, presionet që janë bë, kur dilshin thojshin që duhet me u hjekë taksa, minishengeni është veç një formulë. Na nuk jena Amerikë më thojnë mu, ky minishengeni është bërë me shti Kosovën në qat klub”, shton tutje.

Haradinaj ka thënë se minishengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to, tash e kanë maru një lodër të vetën, është një far lloje cuclle mashtruese për krejt që janë të, është cucël mashtruese edhe për Vuciqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë.

Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptar, unë nuk kam vlerësime të qfarëdo natyrë për individin çka thotë ai”.