Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr

E publikuar: 05/02/2019 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka sreaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook. Siç është shprehur ai, ‘BE-së i ka humbur rruga në oborr’.

Në vazhdim teksti i plotë i postimit të kryeministrit Haradinaj:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.