Haradinaj: Bashkimi Europian është shtëpia jonë

E publikuar: 18/12/2017 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të Ballkanit Perndimor.

Haradinaj ka thënë se procesi i integrimit të Kosovës në BE është i pakthyeshëm.

“Sonte, marr pjesë në takimin joformal të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Bashkimi Europian është shtëpia jonë. Procesi i integrimit të Kosovës në BE është proces i pakthyeshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.