Haradinaj: Bajraktari dhe Gjelaj i vendosën me gjak kufijtë e atdheut

E publikuar: 06/07/2019 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur lartë figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.

Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.

“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme”, shkroi Haradinaj.