Haradinaj: Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekje për lirinë e Kosovës

E publikuar: 15/10/2019 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen e nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufi për t’i ngushëlluar për vdekjen e babait të tij Limon Isufi. Ai ka thënë se Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

Ja postim i plotë:

Bashkë me kolegët, sot ishim për ngushëllim në familjen e Ahmet Isufit, me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Limon.

Baca Limon gjithë jetën ishte i përkushtuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe bashkë me shumë burra të tjerë të vendit, janë frymëzim për dashurinë ndaj atdheut.

I përhershëm do të jetë kujtimi për të!
RH