Haradinaj: Asnjëherë Gjilani nuk ka qenë më i përkrahur me buxhet dhe me projekte

E publikuar: 17/11/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendi ka inspektuar sot punimet në autostradën ‘Prishtinë- Dheu i Bardhë, nën shoqërimin e Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

“Në të kaluarën është menduar se nuk do të ketë kondicion Qeveria, buxheti, që t’i përcjell disa projekte me rëndësi. Meqë jemi në Gjilan, në Anamoravë, ju siguroj se asnjëherë në historinë e vet Komuna e Gjilanit dhe as kjo trevë nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte’’, tha kryeministri Haradinaj, pasi inspektoi punimet.

Haradinaj ka falenderuar të gjithë punëtorët dhe punë kryesit që po punojnë pandërprerë për përfundimin e kësaj autostrade.

“Nga dinamika e punëve po shihet se punimet do të kryhen me kohë, apo edhe më shpejt sesa që është menduar. I përgëzoj edhe punëkryesit, punëtorët në përgjithësi’’, ka thëë kryeministri.

Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës.