Haradinaj arsyeton ndryshe mosshkuarjen në Samitin e Pragës

12.09.2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj arsyeton ndryshe mosshkuarjen në Samitin e Pragës

Dje Kosova ka anuluar pjesëmarrjen e planifikuar në Samitin i Pragës, mes katër shteteve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Dhe siç u raportua nga Agjencia Çeke e Lajmeve, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike, refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e së enjtes, vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit çek, Milosh Zeman, i cili, të enjten e kaluar, kishte deklaruar se dëshiron t’i diskutojë mundësitë kushtetuese që Republika Çeke të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, thotë se Kosova ka hyrë në cikël të zgjedhjeve dhe kjo ia pamundëson atij shkuarjen në Samitin e Pragës.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit. Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Por ditë më parë u raportua se Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Xhandarmëria serbe futet një kilometër brenda Kosovës në fshatin Karaçevë

Xhandarmëria serbe futet një kilometër brenda Kosovës në fshatin Karaçevë

Bytyqi: Shqetësimet e ndërkombëtarëve për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së janë të panevojshme

Bytyqi: Shqetësimet e ndërkombëtarëve për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së janë të panevojshme

Qeveria e Kosovës ndanë 95,2 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria e Kosovës ndanë 95,2 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

Tahiri-Kusari-Lilës: Në raport me Avdullah Hotin nuk mund të marr seriozisht, na ke lodh në 2017 duke kërkuar votë për të

Tahiri-Kusari-Lilës: Në raport me Avdullah Hotin nuk mund të marr seriozisht, na ke lodh në 2017 duke kërkuar votë për të

LDK kërkon të hyjë në rend dite projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

LDK kërkon të hyjë në rend dite projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

Zvicra paraporosit 4,5 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Zvicra paraporosit 4,5 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Me gjithë vërejtjet partitë përkrahin projektligjin për pandeminë

Me gjithë vërejtjet partitë përkrahin projektligjin për pandeminë

Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

33 laboratorë privatë do të fillojnë testimet për Covid-19 nga java e ardhshme

33 laboratorë privatë do të fillojnë testimet për Covid-19 nga java e ardhshme

​Osmani: Projektligji për pandeminë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik

​Osmani: Projektligji për pandeminë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik

Tensione e fjalosje në mes të deputetëve të VV-së e LDK-së, seanca ndërpritet për 10 minuta

Tensione e fjalosje në mes të deputetëve të VV-së e LDK-së, seanca ndërpritet për 10 minuta

Prishtina me rekord rastesh, 87 brenda 24 orësh

Prishtina me rekord rastesh, 87 brenda 24 orësh

Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit

Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit

Licencohen 33 laboratorë privatë, mund të bëjnë testime për COVID-19 nga java e ardhshme

Licencohen 33 laboratorë privatë, mund të bëjnë testime për COVID-19 nga java e ardhshme

Tre të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Tre të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit