Haradinaj arrin në Durrës: Kosova nuk kursen asgjë, do të jemi bashkë

E publikuar: 29/11/2019 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, arritur në Durrës bashkë me një pjesë të kabinetit të tij.

Ai në zonën e prekur nga tërmeti është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi këtu për t’u dhënë përkrahje të mëtejme për përballimin e gjendjes. Bashkëndjejmë me viktimat dhe vështirësitë që ka Shqipëria. Do të vazhdojmë të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka të gjithë mekanizmat në dispozicion, kuptohet, koordinimi është i nevojshëm. Kosova nuk kursen asgjë, do të jemi bashkë”.

Haradinaj ka thënë se një numër i shqiptarëve të Shqipërisë janë strehuar në Kosovë.

“Kemi një numër të caktuar. Një pjesë e tyre janë në familje private dhe hotele dhe kemi një kamp ushtarak që e kemi hap për strehim. Janë 500 të strehuar aty. Është një ish kamp i forcave gjermane”.