Haradinaj akuzon Mogherinin e Hahnin për deklaratat rreth korrigjimit të kufijve

E publikuar: 15/04/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kritikuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas tij, sikur mos të kishin folur për kufijtë dhe territoret, do të ishte mundësia që Kosova dhe Serbia, të arrijnë një marrëveshje.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han që ja kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.

Ai nuk pret që me diskutimet për kufijtë të ketë marrëveshje as gjatë vitit 2019. Sipas tij, vetëm po shkohet mbrapa.

“Me këta Evropian që po flasin për kufijtë dhe territore, vetëm po shkojnë mbrapa, nuk po afrohen tek një marrëveshje që po vonohet”, tha Haradinaj. Ai është i bindur se Delegacioni Shtetëror nuk ka mandat negocimi për kufijtë.“Parlamenti ynë ka votuar delegacionin shtetëror, por nuk bëhet fjalë për me u diskutuar çfarëdo marrëveshje që lëvizë kufirin e Kosovës”, deklaroi Haradinaj

Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri para medieve pas akademisë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.