Haradinaj: AAK-ja është i vetmi subjekt politik që ka interes për të shkuar në zgjedhje

E publikuar: 04/04/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj është shprehur optimist për partinë e tij, nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje nëse rrëzohet qeveria.

“AAK është i vetmi subjekt politik që ka interes për të shkuar në zgjedhje parlamentare. Kushdo që mendon se mundet me shantazhu Aleancën e ka gabim”, tha ai.

Deputeti i AAK-së i ka kujtuar edhe kreut të PDK-së disa pika të marrëveshjes që kanë pasur për bashkëqeverisje.

“Jam shumë i bindur se Kryetari i Kuvendit e di shumë mirë se në marrëveshjen që e kemi për bashkëqeverisje përgjegjësitë janë të ndara. Vendimi për taksën ka qenë i përbashkët. Njerëzit e PDK-së, duke filluar nga Enver Hoxhaj janë munduar që të prolongojnë se vendimin për taksën e morën ata”.

Me gjithë këtë situatë, Haradinaj thotë se qeveria po funksionon mirë dhe sipas tij nuk ka ndonjë problem.

“Koalicioni është shumë stabil. Ne jemi shumë të hapur edhe me partnerët e koalicionit. Nuk kemi asnjë temë që mund ta ndajmë nëpërmjet studiove televizive”, ka thënë Haradinaj.