Haradinaj: 20 milionë euro në vit Kosova ia jep Serbisë për energji (Video)

E publikuar: 02/05/2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se Kosova i paguan Serbisë 20 milionë euro në vit për energji.

“Çmimi i energjisë rritet edhe pa investuar hiç, kur e blen në Serbi, ai ta je me çmim më të lartë. Në vend se me ble diku tjetër, t’i e blen në Kosovë. Prej të cilës kur po e blejmë, po paguan taksa në këtë vend. I siguroj të gjithë, kush do ta shohë gjendjen saktë, Kosovës i mungojnë çdo ditë 500 MW rrymë. 20 milionë euro në vit Kosova i paguan Serbisë për energji”, ka thënë ai.