
Policia e Kosovës në Pejë ka hapur zyren e saj në stacionin e autobusëve në këtë qytet.
Kjo u bë në kuadër të implementimit të strategjisë “Policimi në Bashkësi”.
Në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarët policor sipas orarit fleksibil, për të parandaluar incidentet dhe për një bashkëpunim më të mirë me qytetarët, njofton Policia e Kosovës në Pejë përcjellë Klan Kosova.
Hapësirat e stacionit të autobusëve në Pejë janë shumë të frekuentuara.
Në të kaluarën ka pasur edhe incidente në mes të rinjve.