Hapësira me topa ishte shumë e thellë, nëna u ‘fundos’ teksa shpëtonte të birin (Video)

E publikuar: 07/02/2018 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viven Low ka qenë shumë e shqetësuar dhe është hedhur në hapësirën me topa të një qendre tregtare në Singapor, për ta shpëtuar të birin.

Por, gruaja që është e gjatë 1.60 metra, u ‘fundos’ dhe nuk po mund të dilte, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të prekja rrjetën poshtë, e as të dilja sipër. Bëja me dorë, askush nuk më ndihmoi”, ka thënë Low.

Madje, ajo pretendon se edhe djali saj ishte në mesin e topave dhe e patën shumë vështirë të dalin jashtë, ndërsa fajëson se hapësira ishte shumë e thellë.

Në anën tjetër, zyrtarët e qendrës tregtare u arsyetuan se ajo nuk dinte të lëvizte dhe rrotullohej, teksa të gjithë fëmijët luajtën dhe dolën pa problem. /Telegrafi/