Hapen xhamitë në Kosovë

E publikuar: 14/05/2020 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha xhamive në vend, shkruan Gazeta Blic.

Madje edhe në muajin e Ramazanit, xhamitë në tërë vendin kanë qendruar të mbyllura.

Por Labinot Maliqi, Imam në xhaminë Prof.Dr.Bedri Kamberi, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka njoftuar se nga sot (14 maj) do të hapen xhamitë në tërë territorin e Kosovës.

Hapja do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 19:00 dhe do të shërbejnë vetëm që të kryhen pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë.

Maliqi po ashtu njoftoi se xhamitë do të qëndrojnë të hapura deri me datën 23 maj, ndërsa për faljen e namazit, xhamitë pritet të hapen me 18 maj.