Hapen rrugët e reja të bashkëpunimit ekonomik në mes të Diasporës dhe Kosovës

E publikuar: 30/09/2017 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me përkrahjen e ProCredit Bank në një ambient të këndshëm në malet e Sharrit, larg qytetit dhe larg tryezave të punës ka organizuar ngjarjen “B2B Diasporë– Kosovë “Rrugët e reja të bashkëpunimit ekonomik” që u mbajt në Prevallë

18 ndërmarrës nga Gjermania janë takuar me mbi 40 ndërmarrje prodhuese kosovare. OEGJK përmes këtij organizimi, gjatë së cilit janë zhvilluar 110 takime B2B (Business to Business), ka synuar të gjej forma të reja të bashkëpunimit në mes të firmave anëtare të Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare, atyre të OEGJK-së dhe klientëve të ProCredit Bank.

Komunikata për media nga OEGJK tregon se gjatë këtyre takimeve janë arritur marrëveshje konkrete ndërmjet firmave gjermane dhe atyre kosovare.

“Së shpejti ndërmarrjet gjermane do të furnizohen me uniforma nga firma të tekstilit të Kosovës, me prodhime të drurit nga prodhues kosovar me renome, dhe me produkte ushqimore “Made in Kosova” që do të distribuohen në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Përpos takimeve biznes me biznes, pjesëmarrësve u është ofruar edhe këshillim për qasje në financa, logjistikë, si dhe këshilla ligjore dhe tatimore.