Hapen dhjetëra gropa në Florida, banorët evakuohen për shkaqe sigurie, askush nuk po e di çfarë janë (Foto/Video)

E publikuar: 03/05/2018 03:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra gropa janë hapur në Florida, duke bërë që tetë familje të braktisin shtëpitë e tyre, dhe kështu nga frika edhe fqinjët e tyre janë evakuuar si masë preventive.

Këto gropa filluan të shfaqen në Wynchase më 25 prill, dhe kanë filluar të shumohen gjatë ditëve tjera, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

“Ato thjesht janë duke u shumuar”, ka deklaruar Maren Pinder banor i zonës ku janë shfaqur gropat misterioze.

“A jemi të sigurt? Nuk e di, është shumë e frikshme. Ne i kemi bërë gati valixhet në rast se ndodh diçka, apo na bëjnë thirrje për evakuim”, ka shtuar një qytetar tjetër i brengosur.

Videoja e publikuar më poshtë nga departamenti i zjarrfikësve, shfaq gropat misterioze të hapura të cilat thithin dheun dhe janë të mbushura me ujë.

Inxhinierët kanë larguar ujin nga gropat, dhe janë duke kryer teste të ndryshme për të zbuluar shkakun e hapjes së këtyre gropave. /Telegrafi/