Hapën arkivolin pasi besonin se nëna e tyre nuk ka vdekur, i telefonuan autoambulancës për të shuar dilemën (Video)

E publikuar: 01/05/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e një familje kineze në provincën Hebei dyshonin se nëna e tyre e ndjerë (73 vjeçe) është ende gjallë, dhe kështu rrugës për në varreza kanë hapur arkivolin për ta verifikuar.

Pasi e hapën arkivolin filluan ta thërrasin, duke shpresuar se do t’ju përgjigjet, por pasi në një gjë e tillë nuk ndodhi, i telefonuan ndihmës së shpejtë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes ekipi i mjekëve, ata jo vetëm që konstatuan vdekjen e 73-vjeçares, por i informuan të afërmit se trupi i saj ka filluar të kalbet.

Në kartonin shëndetësor shkruante se ajo është shpallur e vdekur. Punonjësi i ndihmës së shpejtë Zang ka deklaruar se kishin pranuar një telefonatë bizare, ku u është thënë se një grua e moshuar është “zgjuar nga arkivoli”.

“Sapo arritëm në vendin e ngjarjes, ishin mbledhur familjarët për t’i dhënë lamtumirën e fundit më të dashurit të tyre. Kapaku i arkivolit ka qenë i hapur dhe të gjithë ishin mbledhur dhe shikonin brenda”, ka shtuar Zang.

Pasi që mjekët kontrolluan trupin iu drejtuan masës me një mesazh më rrëqethës.

“Sigurisht se është e vdekur – trupi i saj ka filluar të kalbet. Nuk ka gjasa që të jetë gjallë”, ka shtuar Zang. /Telegrafi/