Hap i madh për adhuruesit e dronëve (VIDEO)

E publikuar: 04/10/2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Praktikimi i lojërave dhe xhirimeve me dronë, më nuk ka të ndalur.

Njohësit teknologjik kanë sjell detaje të tjera rreth asaj se cfarë do të ndodhë më këto mjete elektronike fluturimi, njofton Klan Kosova.

Patjetër që kësaj radhe do të organizohet garë dronësh, e që për një gjë të tillë, transmetuesit sportiv tashmë kanë arritur marrëveshje me njëra-tjetrën.

Është rrjeti teknologjik Drone Racing League, e cila ka finalizuar një investim masiv, me vlerën më masive deri më sot prej 12 milion dollarësh.

Ajo cfarë është mëse e pabesueshme, del të jetë që përdorimi i një droni, mund të ju bëjë pjesë e garës, për të përjetuar një eksperiencë të tërë. Ndonëse dronët fluturojnë, pronari do të mbajë kontaktet më të për të parë gjërat mbresëlënëse dhe çdo gjë që ndodhë gjatë garës së zhvilluar, njofton Klan Kosova.

Fillimisht në këtë vjeshtë, do të zhvillohen 5 gara në Amerikën e Veriut duke vazhduar pastaj me garat e tjera që do të mbahen në Londër dhe Gjermani, vitin e ardhshëm.

DRL synon të kombinojë live- ngjarje, për të tërhjekur sportin digjital dhe lojërat elektronike.

Vetëm 223 mijë njerëz deri më sot kanë shikuar një garë të fundit të telekomanduar.