Hap kufijtë Maqedonia e Veriut

E publikuar: 23/06/2020 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.