Hannover – Bayern Munich, formacionet zyrtare

E publikuar: 15/12/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich do të jetë mysafir i Hannover 96 në javën e 15-të të Bundesligës.

Kampionët në fuqi kanë mbetur mbrapa liderit Borussia Dortmund nëntë pikë në renditje.

Kjo shkëputje nga lideri e detyron Bayernin të marrë një fitore ndaj Hannoverit.

Bavarezët në dy xhirot e fundit në Bundesliga kanë marrë pikët e plota, ndërsa me të njëjtin synim udhëtojnë edhe drejt Hannoverit.

Në anën tjetër vendasit nuk kanë fituar në kampionat që tri sfida dhe synojnë ta befasojnë kampionin në fuqi.

Formacionet zyrtare:

Hannover: Esser, Anton, Bakalorz, Wimmer, Ostzolek, Schwegler, Walace, Haraguchi, Asano, Weydandt, Fullkrug.

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba, Thiago, Goretzka, Coman, Muller, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/