Hamza thotë se ka rritje të ekonomisë së vendit

E publikuar: 01/05/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Bedri Hamza në Rubikon të KTV-së ka thënë se katër mujori i parë i këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dallon për 10 për qind.

“Për këtë periudhë të vitit, hyrjet në dogana dhe në ATK, po flas për katër mujorin e parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë 10 për qind më të larta, me asnjë tatim të ri, me asnjë normë të re tatimore, përkundrazi me lirime dhe kjo është duke ardhur si rezultat i rritjes ekonomike e që në terma realë për vitin 2019 pritet të jetë 4.3 për qind dhe në terma nominalë pak më e lartë”, ka thënë Hamza.

“Nuk është më e pranueshme dhe as e lejueshme që të themi se edhe pas 20 vjetëve ka mungesë të kapaciteteve në institucione zbatuese të ligjit. Prandaj edhe Dogana, ATK-ja, Policia, gjykatat, prokuroria dhe niveli lokal duhet me dhënë kontributin e vetë në mbledhjen e taksave”.

20:34
Hamza nuk e përjashton mundësinë e rrëzimit të Haradinajt për shkak të taksës

Pas Samitit të Berlinit dhe insistimit të krerëve evropian për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe në mënyrë që të vazhdojë procesi i dialogut, Bedri Hamza, ministër i qeverisë Haradinaj, ka thënë se partnerët e koalicionit do të bisedojnë për këtë çështje.

Ndonëse PDK e mbështet fuqishëm kryeministrin Haradinaj dhe dëshiron që kjo qeveri të shkojë deri në fund të mandatit, Hamza theksoi se interesi i shtetit është më i lartë se vetë partia e siç tha “le më mos të flasim për individ”.

“Ne nuk dëshirojmë, ne nuk jemi duke i kontribuar asaj, ne dëshirojmë që kjo qeveri të shkojë deri në fund, z. Haradinaj e ka mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike mirëpo gjithmonë interesi i shtetit është më i lartë se interesi politik i PDK-së e le më mos të flasim për individ. Interesi shtetëror dhe partneriteti me partnerë strategjikë nuk guxon me u cenu për asnjë çështje”, ka thënë ai.

Ai e përmendi edhe demarkacionin i cili u bë shkak për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

“Partia Demokratike ka bisedu me partnerin e koalicionit, disa herë, jo një herë edhe kanë lyp rrugë për me adresu problemin e demarkacionit, i cili ka qenë problem për liberalizimin e vizave”.