Hamza: Rritja ekonomike për vitin 2018 do të jetë 4 për qind

E publikuar: 25/10/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ka pas vlerësime sa i përket buxhetit fillestar të vitit 2018.

“Vlerësimet e fundit të rritjes ekonomike për vitin 2018 do të jenë rreth 4 për qind”, ka thënë Hamza në Kuvendin e Kosovës.

“I përgëzoj gjithë ata që kanë punuar në projeksionet fillestare në këtë punë. Në këtë rritje ndikon rritja e remitancave, rritja e investimeve të huaja dhe rritja e investimeve në sektorin privat”, ka thënë ai ndër të tjera.

“Kemi reflektuar edhe te pjesa e të hyrave të rregullta”.

Hamza ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim siginifikant në strukturën e buxhetit.

“Pjesa e madhe e ndryshimeve shkon në projektin kapital siç është autostrada në drejtim të Shkupit me rreth 50 milionë”.

“Mund të kemi dallime programore ku thotë se më mirë të bëjmë rrugë me dy korsi se autostrada. Por Kosova është vendi i fundit që po e kompleton infrastrukturën rrugore dhe nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa këtë. Jam i sigurt që Kosova brenda tre viteve e kompleton infrastrukturën rrugore”.

“Të hyrat e rregullta të plotësohen në masë të pranueshme. Në ligjin për AKP ende nuk janë inkorporuar komentet e FMN-së të cilat i kam pranuar para një jave me të cilat do të vazhdojë tutje”.

“Sigurimet shëndetësore – ceku i pagave mujore është 45.5 milionë”, ka vazhduar ai më tej.