Hamza: Rishikimi i buxhetit është bërë në mënyrën më të mirë

E publikuar: 17/10/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Financa, Mergim Lushtaku nga radhët e PDK-së lëvdoi punën e Ministrit Bedri Hamza, veçanërisht për rritjen e buxhetit të RTK-së.

Ndërsa Lushtaku pati kritika për ndërprerjen e mjeteve për financimin e rrugës Komoran – Drenas – Skenderaj.

Ndërkohë Hamza tha se rishikimi i buxhetit është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai deklaroi se zvogëlimi i buxhetit ka ndodhë për shkak të klauzolës së investimeve për disa projekte kapitale, për të cilat nuk ka të dhëna të sakta për projektet konkrete.

Sa i përket sigurimeve shëndetësore Hamza tha se aktet nënligjore për këtë çështje nuk janë miratuar ende, ndërsa për veteranët deklaroi që derisa të bëhet klasifikimi i veteranëve, dikasteri që drejton e ka për detyrë që t’i kryejë obligimet e veta ndaj kësaj kategorie.