Hamza: Prioritet i MF-së është stabiliteti makro-fiskal i vendit

18.07.2019 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hamza: Prioritet i MF-së është stabiliteti makro-fiskal i vendit

“Prioritet i Ministrisë së Financave në procesin e planifikimit të buxhetit për vitin 2020-2022 është stabiliteti makro-fiskal i vendit, dhe në këtë drejtim objektivat tona permanente konsistojnë në harmonizimin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, theksoi ministri i Financave Bedri Hamza gjatë takimit me përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, komunës së Vitisë, Shtërpcës, Ranillugut, Kaçanikut, Hani i Elezit, Parteshit, Kllokotit, Ferizajit, si dhe komunës së Novobërdës. Ky takim është mbajtur në kuadër të forumeve me autoritetet komunale lidhur me zhvillimin e procesit buxhetor komunal për periudhën 2020 – 2022, të organizuara nga Ministria e Financave në bashkëpunim me OSBE-në, të cilat kanë filluar që nga data 12 korrik 2019 dhe janë zhvilluar me të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri Bedri Hamza theksoi para të pranishmeve se qëllimi i këtij takimi është që të informohen zyrtarët e komunave mbi procesin buxhetor komunal për vitin 2020-2022, si dhe për koordinimin e aktiviteteve mbi zhvillimin e planifikimit afatmesëm të buxhetit komunal të përcaktuar me kuadrin ligjor, me theks të veçantë do të diskutohet mbi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2020-2022, Qarkoren Buxhetore 2020/01, Strukturën e Shpenzimeve, si dhe Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal.

“Korniza për buxhetin e vitit 2020 bazohet në KASH 2020-2022 që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës bazuar në prioritetet afatmesme të Qeverisë dhe kornizën makro-fiskale për vitet 2020-2022.Gjatë zhvillimit të procesit buxhetor, janë marrë parasysh edhe zotimet tona në raport me institucionet financiare ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Qarkorja Buxhetore 2020/01 është hartuar në pajtim me obligimet nga marrëveshjet financiare ekzistuese dhe të atyre në negocim, dhe reflekton në drejtimin e politikave fiskale të përcaktuara në pajtim me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, shtoi ministri Hamza.

Ai me këtë rast bëri të ditur se ndarjet e Granteve qeveritare për komuna për vitin 2020 janë bërë sipas kritereve dhe formulave të përcaktuara në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe ligjet e tjera relevante, si dhe duke u bazuar në projeksionet makro-fiskale dhe të dhënave nga ministritë e linjës. Sipas ministrit Hamza, financimi komunal për vitin 2020 është aprovuar nga Komisioni i Granteve në shumën rreth 580 milionë euro.

Gjatë takimit, ministri Hamza gjithashtu ju bëri thirrje komunave që të rrisin inkasimin e të hyrat e tyre vetanake, ku përmes tyre mund të realizojnë projekte kapitale të cilat ngritin mirëqenien e qytetarëve të tyre./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hamza: Prioritet i MF-së është stabiliteti makro-fiskal i vendit

Hamza: Prioritet i MF-së është stabiliteti makro-fiskal i vendit

Kryeministri emëron këshilltar ish-inspektorin e AKI-së

Kryeministri emëron këshilltar ish-inspektorin e AKI-së

Nesër kuptohet kush do ta punojë shtatoren e Mandelës së Ballkanit

Nesër kuptohet kush do ta punojë shtatoren e Mandelës së Ballkanit

Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

Haradinaj takon komandantin suprem të NATO-s: Kosova e rreshtuar me ushtritë e paqes

34 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

34 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

Gjermania i jep dritën jeshile Kosovës

Gjermania i jep dritën jeshile Kosovës

Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

Qytetarët nuk e duan ndryshimin e kufijve

Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

Në betejë me falimentimin

Në betejë me falimentimin

Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

Ymeri: Opozita të dijë si do të duket qeveria e ardhshme para se të rrëzojë aktualen

ATK në telashe, dyshime për abuzime me arka fiskale

ATK në telashe, dyshime për abuzime me arka fiskale

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Buxhovi: Askund nuk kam deklaruar se UÇK-ja i ka vrarë njerëzit e LDK-së

Haradinaj akuzon Thaçin e Veselin se e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Haradinaj akuzon Thaçin e Veselin se e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan

Zhgënjimi me drejtësinë

Zhgënjimi me drejtësinë