Hamza i dorëzon Apostolovës programin vjetor për reforma ekonomike

E publikuar: 31/01/2018 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dorëzuar shefes së zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolovës programin vjetor për reforma ekonomike (ERP).

Ministri Hamza tha se ky dokument është instrumenti kryesor për dialog rreth çështjeve ekonomike dhe një nga tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit.

Apostolova tha se qeverisja ekomomike është sistemi me të cilin institucionet qeveritare, përfshi edhe akterët e pavarur, siç është Banka Qendrore, rregullojnë dhe drejtojnë ekonominë, raporton Ekonomia Online.

Në kontekst të zgjerimit të BE-së, kjo përfshin: stabilitetin makro-financiar, ambient mirëpritës biznesor, tregje funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivele të mira dhe cilësi në arsim, infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik.