Hamiti kërkon nga BIK-u t’ia kthejnë paratë skamnorit që shiti viçin për të varrosur nënën

E publikuar: 05/02/2019 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teologu Xhabir Hamiti ka reaguar për rastin ku një të varfëri i është kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumën prej 417 euro, në rast se do të donte ta varroste nënën me ritet e besimit islam.

Hamiti thotë se nëse zyrtarët e Këshilli të Bashkësisë Islame enë Vushtrri ia kanë marr paratë si kusht për ta varrosur nënën e tij, duke e ditur se ai është në gjendje të rëndë sociale, vlerëson se kanë bërë gjestin më të ulët të mundshëm njerëzor.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë zotërinjtë e këtij Këshilli, është që menjëherë t’ia kthejnë paratë këtij burri dhe t’i kërkojnë falje. Nëse ngjarja është krejt kështu siç edhe u tha në lajmet e RTK-së, kjo është marri dhe në të njëjtën kohë idiotizëm”, thotë Hamiti, shkruan ksp.

Sabri Beqirit nga Akrashtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti, siç raporton RTK, dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të liruara nga pagesa.