Hamilton nga Australia premton mbrojtjen e titullit

E publikuar: 20/03/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lewis Hamilton është gati për sezonin e ri të Formula 1.

Katër herë kampioni i botës udhëtoi drejt Australisë aty ku këtë fundjavë në pistën e Melbourne Park do të startojë sezoni i vitit 2018 në garat e shpejtësisë.

Hamilton falënderoi fansat e tij për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe, ndërsa u premtoi atyre se do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur titullin kampion në Formula 1 dhe për të fituar një tjetër botëror që do të ishte i pesti në total dhe i katërti me Mercedesin.

Edhe në këtë sezon bookmakersat ata që në lojë vendosin paratë e parashikojnë britanikun si favoritin kryesor për të triumfuar në botërorin e Formula 1.

33-vjeçari që është në sezonin e tij të 12-të në këtë sport dhe është nisur drejt ndjekjeve të sukseseve dhe rekordeve të Michael Schumacher.

Fal sukseseve në pistë ai është një nga sportistët më të paguar në botë. /TCh/