Hamilton kalon 53 orë fluturime brenda 10 ditësh

E publikuar: 14/09/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me një kuti me kokoshka, Lewis Hamilton ka hipur në aeroplan pak ditë më parë, për të kryer një udhëtim prej 21 orësh.

Kaq ishte distanca e lëvizjes së tij të fundit nga New Yorku deri në Singapor, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Formula 1.

Lewis Hamilton (Foto: Getty Images)

Por, që nga gara e shkuar e Monzas, piloti britanik i Mercedesit ka qëndruar në ajër për 53 orë.

Në këto 10 ditë, ai ka kryer 24.829 milje (39.958 kilometra)kryesisht për të promovuar sponsorët e tij personalë.

Ai ka udhëtuar nga Milano në Londër, nga Londra në Shangai, nga Shangai në Londër, nga Londra në New York dhe nga New Yorku në Singapor – transmeton Top Channel.

Lewis Hamilton (Foto: Getty Images)

Pas këtyre udhëtimeve kaq të shumta, në një periudhë kaq të shkurtër, të gjithë pyesin sesi mund të jetë gjendja e tij për duelin që ka me rivalët e garave.

“Jam shumë mirë, kjo lëvizje dhe aktivitetet e shumta më japin edhe më shumë motivim”, ka deklaruar britaniku.

Ndërkohë, rivali i tij më i madh, Sebastian Vettel, gjatë këtyre 10 ditëve nuk ka bërë thuajse asgjë, përveçse disa orë peshkim dhe ka qëndruar pranë familjes së tij në Zvicër.