Hamilton fiton edhe në Çmimin e Madh të Rusisë, gati të shpallet kampion

E publikuar: 30/09/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piloti britanik, Lewis Hamilton ka vazhduar me fitore në Formula 1, pasi së fundmi ka fituar edhe garën e mbajtur në Rusi.

Hamilton nuk ka të ndalur dhe po fiton garë pas gare.

Piloti i Mercedesit ka triumfuar edhe në garën për Çmimin e Madh të Rusisë, duke dalë i pari pas 53 xhirove.

Britaniku ka lënë pas vete Valteri Bottas që ka përfunduar i dyti, ndërsa podiumi është kompletuar nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Gara ishte shumë interesante, pasi shpeshherë kishte edhe ndërrime pozitash dhe jo gjithmonë Hamilton ishte i pari.

Megjithatë, në fund britaniku arriti të mbaj pozitën e parë dhe të fitojë garën e tretë radhazi në Formula 1.

Me këtë fitore, Hamilton i afrohet edhe më shumë titullin kampion për këtë vit, pasi kanë mbetur vetëm edhe pesë gara.

Tani britaniku ka 306 pikë në vendin e parë, ndërsa Vettel renditet i dyti me 256 pikë. /Telegrafi/