Hamilton akuzohet për veprime seksiste ndaj një femre

E publikuar: 14/04/2015 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi triumfoi në garën e Gran Prix në Kinë, piloti Lewis Hamilton përfundoi në qendër të polemikave. Gjithçka pasi drejtoi shishen e shampanjës kundër një hostess në podium dhe e lagu pa miratimin e saj.

Rox Hardie i shoqatës “Object” kundër seksizmit, e cilësoi veprimin e pilotit të Mercedes si mungesë respekti, ndaj kërkoi që Hamilton të kërkojë ndjesë ndaj vajzës. Hardie e cilëson veprimin e pilotit si veprim seksist, ndaj vajzës.