“Hallakate” nxjerr të dhënat: Këta janë disa nga politikanët kosovarë që ndiqen më së shumti në Facebook (Foto)

E publikuar: 16/02/2018 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e mediave sociale “Hallakate”, ka publikuar një infografike në të cilin ka paraqitur disa nga politikanët kosovarë më të përcjellur në media sociale, gjegjësisht në rrjetin social Facebook.

Sipas infografikës, përcjell Telegrafi, një nga politikanët më i përcjellur në Facebook është kreu i AKR-së, njëherësh edhe ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli me rreth 500 mijë ndjekës.

Pas tij, po sipas infografikës, vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rreth 325 mijë ndjekës, i përcjellë nga kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila me rreth 198 mijë, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rreth 159 mijë.

Ndërkohë, pas tyre, po sipas “Hallakate”, vijnë kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me rreth 150 mijë ndjekës; ish-presidentja Atifete Jahjaga me rreth 144 mijë ndjekës; si dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti me rreth 105 mijë ndjekës.

“Në fund” të infografikës gjenden kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me rreth 82 mijë ndjekës; Vjosa Osmani e LDK-së me rreth 80 mijë ndjekës; si dhe Enver Hoxhaj i PDK-së me rreth 64 mijë ndjekës. /Telegrafi/