Haliti: Qëndrimi i gjatë i PDK’së në pushtet ndikoi në rezultat

E publikuar: 20/11/2017 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se propaganda e madhe kundër PDK’së dhe të qenit gjatë në pushtet kanë qenë dy nga arsyet e rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet lokale.
“Nuk e praktikoj shumë të jap komente për rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është diçka që u ndodh të gjitha partive të cilat për një periudhë të gjatë janë në pushtet”, ka thënë Haliti për “Epoka e re”, kur është pyetur për rezultatin e PDK’së në këto zgjedhje.

Ai ka theksuar se edhe koalicioni i përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka funksionuar për zgjedhjet lokale, dhe kjo ka pasur koston e vet.

Haliti ka thënë se PDK’së i duhet një analizë e thellë, për të parë se çka nuk ka funksionuar te struktura e saj.

Deputeti i PDK’së ka vlerësuar se nëse është nevoja, edhe strukturat qendrore të kësaj partie duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon.