Haliti: PDK e gatshme t’iu prijë proceseve politike e shtetërore (Foto)

E publikuar: 08/02/2016 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi bashkë me zëvendëskryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti kanë takuar strukturat e partisë të Pejës, Istogut e Deçanit.

Haliti ka shkruar në Facebook se ky takim dëshmon se PDK mbetet partia me e madhe në vend dhe e gatshme t’iu prijë proceseve në vend.

Ky është postimi i plotë i Halitit në Facebook:

Së bashku me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, zëvendëskryetarin, Kadri Veseli, si dhe me disa anëtarë të Kryesisë, takuam strukturat e PDK-së të Degës së Pejës, Istogut dhe të Deçanit. Madhështor këtë takim e bëri pjesëmarrja e numrit të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, të cilët i falënderoj nga zemra për mbështetjen që po i japin programit dhe vizionit tonë evroamerikan.

Edhe ky takim dëshmon faktin se PDK mbetët partia më e madhe në vend, e gatshme si çdo herë për t’u prirë proceseve politike shtetërore në të mirë të qytetarëve dhe të vendit.