Haliti: Maskara e Izbicës, masakra më e madhe e kryer nga serbët në Kosovë

E publikuar: 28/03/2015 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka përkujtuar maskrën e Izbicës.

Haliti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se maskara e Izbicës vazhdon të mbetet e freskët në kujtesën e popullit shqiptar si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Masakra e Izbicës, sensibilizoi fuqishëm diplomacinë ndërkombëtare
Sot fshati Izbicë, fshatrat përreth, Komuna e Skënderajt dhe mbarë Kosova përkujtojnë 147 shqiptarët, të të gjitha moshave, burra dhe gra, civilë të paarmatosur, të cilët 16 vite më parë u pushkatuan dhe u masakruan më pastaj barbarisht nga forcat serbe.
Masakra e Izbicës vazhdon të mbetet e freskët në kujtesën e popullit shqiptar si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë e cila, krahas Masakrës së Reçakut, sensibilizoi fuqishëm opinionin demokratik dhe vuri në lëvizje politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare për ta goditur sa më fuqishëm ushtarakisht regjimin kriminal të Milosheviqit dhe dhënë fund dhunës dhe terrorit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi i popullit tonë për viktimat e masakrës së Izbicës!
XHH