Halimi: Jam në luftë me dy diktatorë!

E publikuar: 03/04/2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arben Gecaj dhe Ajnishahe Halimi kanë deklaruar në një konferencë për shtyp se ata janë në konflikt me Vetëvendosjen tash e 2 vjet.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë, Halimi dhe Gecaj kanë njoftuar për “etnogjenezën” e konfliktit të tyre me Vetëvendosjen.

Arben Gecaj që në fillim ka thënë se “ne i kemi 8 mijë votues që kanë votuar për ne, duke shtruar pyetjen se pse ky konflikte me ne? Gecaj ka shtuar se ne kemi pasur mospajtime për procesin e zgjedhjeve por edhe për ultimatumin e VV-së dhënë policisë së Kosovës në protesta”.

Gecaj ka thënë se problemi dhe konflikti daton tash e dy vjet dhe nuk është i ditëve të sotme, duke shtuar se vullnetarisht janë në Vetëvendosje.

Ndërkaq Ajnishahe Halimi ka thënë se prej tyre është kërkuar që të mos kontaktojnë me gazetarët në ndërkohë që ajo ka shtuar se tashmë është në “luftë” me dy diktatorë, me Degën e PDK-së në Skenderaj dhe me Vetëvendosjen në Prishtinë.

“Diktatorët janë bërë bashkë në kohën e duhur”, ka thënë Halimi.

Halimi ka shtuar se “na është parë për të madhe pse kemi bërë shpesh pyetje në takime me Kryesinë e VV-së dhe se partia nuk do që anëtarët e saj të shtrojnë shumë pyetje”.

Ajo ka bërë të ditur se ka pasur takim me Albin Kurtin dhe ai ka kërkuar ajo që të hesht e të mos flas.

Halimi ka thënë se VV-ja ka tentuar që ta përdorë atë si “bombë” në Skenderaj!

Halimi dhe Gecaj kanë thënë se kanë sakrifikuar shumë për këtë parti por kanë deklaruar se nuk do të aderojnë në asnjë parti tjetër.

Ata kanë njoftuar se për veprimet e mëtutjeshme do të njoftojnë me kohë mediet dhe opinionin. /gazetablic/