Halimi i lumtur me rikthimin pas lëndimit

E publikuar: 07/04/2018 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besar Halimi ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar javë më parë me skuadrën e tij Brondby.

Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur ndeshjen e parë të këtij viti ndaj Aalborgut.

Brondby arriti të fitonte me rezultat të thellë 0-3 në udhëtim, ndërsa Halimi luajti 10 minutat e fundit.

Ai ka shkruar në faqen e tij zyrtare se ndihet i lumtur që ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar.

“Shumë i lumtur për fitoren kundër Aalborgut. Është një ndjenjë shumë e bukur të kthehem në fushë pas lëndimit”.

“Për më tepër dëshiroj t’i falënderojë tifozët për pritjen e ngrohtë. Ju jeni të pabesueshëm”, ka shkruar mesfushori gjilanas.

Lëndimi i pësuar javë më parë bëri që Halimi të mungonte edhe në dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Pas 27 ndeshjeve në elitën e futbollit danez, Brondby zë pozitën e parë në tabelë me 63 pikë. /Telegrafi/