Halil Matoshi: Fundi i një epoke

E publikuar: 03/09/2015 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi nuk ka lënë pa komentuar as vdekjen e shpejtë të tre akademikëve, Esat Stavileci, Mark Krasniqi e Pajazit Nushi. Matoshi në një shënim në Facebook, vdekjen e tyre e ka quajtur edhe si fundin e një epoke, ndërkohë që ka ngritur një paralele me udhëheqësit e sotëm të shtetit të Kosovës.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Fundi i ni epoke

Akademiket Mark Krasniqi, Esat Stavileci, Pajazit Nushi dhe i bashkengjituni korrespodent ASHAK arbneshi i Zares, Aleksander Stipceviv vajten ne amshim.Tre te paret kane marre pjese ne ndertimin e Kosoves – jo kesaj – po asaj, Kosoves autonome ne Jugosllavi, sebashku me eliten politike, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Veli Deva, Ymer Pula, Mahmut Bakalli e ne ni far dore edhe nga Azem Vllasi, Ukshin Hoti, Fehmi Agani e Gazmend Zajmi, ndonese ky i fundit dallohej per nga statura ma e nalte e dijeve humanistike e politike.
E i katerti, arbneshi si ilirolog ka pase porse edhe rezultate shkencore.
Nga kanveshtrimi i sotshem ni Akademi e tille Shkencash dhe Artesh asht relikt komunist (majtist) dhe ma nuk i sherben shtetit modern.
Harrojeni!
Keta tre, Krasniqi, Stavileci e Nushi jo qe kane dhane kushedi cfar rezultatesh ne shkence e dije, keta tre sebashku me brezin e tyne ia kane dhane frymen e vet etnonacionaliste Kosoves si vule identiteti te mevetesishem (po flasim per ni Kosove ku rreth 98 % e popullsise ishte analfabete pas Luftes se Dyte Botenore) dhe fatalisht e paarismueme deri ne vitet ’80-ta.. . Keta tre me brezin e tyne, i kane ba sherbime te mira Kosoves nen komunizmin jugosllav, mirepo me ramjen e komunizmit keta dhe brezi i tyne me folklorizem fundesisht naiv dhe me turbonacionalizmin e pas viteve ’90 qe mbeshtetej kryesisht ne parulla joinvetive dhe injorante pra me mosidjen e tyne mbi politiken, shtetin, demokracine dhe modernitetin e kan pergatit “terrenin” me ardhe ne pushtet keta qe jane sot. E sot? Kush po i jep fryme kesaj Kosoves se re qe gezon pavaresi kombetare por qe vuen nen kleptokracite/kakistokracite aktuale? Qe sundohet nga nje klase politike skajshmenisht e dhunshme, e pandershme, pa integritet dhe skajshmenisht e paditun.
Kush e do dhe kush po lufton sot per kete vend?
Kush po ia respekton Kushtetuten, ligjet, rendin simboilik?
Kush…?
Kosova ka nevoje per njerezit qe e dojne – per patriotet kushtetues – sot!