Halil Çadraku ftohet nga Gjykata Speciale

E publikuar: 09/11/2019 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtari i UÇK-së, Halil Çadraku, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e bëri të ditur gruaja e Çadrakut, Peka Gashi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Halil Çadraku , ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e UNMIK-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni”, ka shkruar Gashi në Facebook.