Hakohet Reddit, shpëtojnë informacionet sensitive

E publikuar: 06/08/2018 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme Reddit bëri të ditur se në Qershor ishte përballur me një sulm kibernetik i cili kishte ekspozuar disa prej sistemeve të brendshme por insistoi se informacionet sensitive kanë shpëtuar.

Hakimi është realizuar duke anashkaluar sistemin e autentikimit me dy faktorë përmes SMS-ve.

CTO i Reddit zbuloi se hakimi është kryer më 14 Qershor dhe zbuluar më 19 të po të njëjtit muaj.

Sulmi kishte pasur në shënjestër disa punonjës të kompanisë.

Reddit është një prej rrjeteve sociale me rritjen më të shpejtë në vitet e fundit.

Lajmi i hakimit shtoi shqetësimet e përsëritjes së një skenari Yahoo ku në 2013-ën dhe 2014-ën u hakuan mese 1 miliardë llogari. /PCWorld Albanian