Hakmarrja e Monaco, i “vjedh” talentin Juventus-it

E publikuar: 15/05/2017 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Monaco ka filluar të mendoj që tani për sezonin e ardhshëm dhe për ata lojtarë që mund ta përmirësojnë akoma më shumë skuadrën e Leonardo Jardim.

Sipas të përditshmes “Le Soir”, klubi francez duket se ka siguruar talentin belg Youri Tielemans për shifrën rekord 25 milionë euro.

Sipas gazetës belge, marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani mungojnë vetëm vizitat mjekësore (të caktuara më 22 maj), nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi.

Nëse operacioni do të mbyllet me sukses, do të ishte më i shtrenjti në historinë e futbollit belg. Rekordi është 21,5 milionë euro që janë paguar nga Everton për të marrë Fellaini-n nga Standard Liegi në 2008-ën.

Në javët e kaluara për Tielemans janë interesuar edhe Juventus, Napoli, Inter dhe Milan, por që janë befasuar nga lëvizja e Monaco.