Hakimi i Deloitte ka prekur 350 klientë, në mesin e tyre agjenci qeveritare

E publikuar: 12/10/2017 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm kibernetik i cili përfundoi me hakimin e kompanisë së njohur të shërbimeve financiare Deloitte u zbulua në Shtator dhe mendohet se është kompromentuar një server me e-mail-et e të paktën 350 klientëve përfshirë agjencitë qeveritare Amerikane dhe korporata të mëdha raportoi the Guardian.

Deloitte tha fillimisht se ishin prekur vetëm “pak” klientë në një qëndrim zyrtar menjëherë pas zbulimit të hakimit.

Deloitte tha se nuk kishte informacion rreth sulmit e as hakerave që e kanë ndërmarrë.

Ditën e Marte The Guardian tha se në mesin e klientëve të kompanisë ishin edhe katër departamente Amerikane, Kombet e Bashkuara dhe disa prej kompanive shumëkombëshe më të mëdha në botë.

Sipas Guardian, firma nuk është e qartë se çfarë informacionesh janë vjedhur. Besohet se sulmi ka filluar një vit më parë.

Kur u zbulua më 25 Shtator, Deloitte tha se vetëm 6 klientë ishin prekur. /PCWorld Albanian