Haki Rugova: E ndjej veten kryetar të Istogut

E publikuar: 17/12/2017 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, ka falënderuar të gjithë simpatizuesit për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale.

“Ju falënderoj të gjithëve për angazhimin jo vetëm në këtë fazë, por të gjitha fazat. Ne kemi dalë fitues në të tri këto faza. Kështu thonë rezultatet që i kemi e që na qesin neve në përparësi”, ka thënë ai në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

“Unë e ndjej veten kryetar komune”, është shprehur Rugova.